Conte rrezikon disa javë skualifikim pas debatit të ashpër me arbitrin

Antonio Conte u largua nga pankina pak minuta para vërshëllimës finale të ndeshjes Udinese-Inter, pasi u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri Maresca, për shkak të protestave në lidhje me minutat shtesë të akorduara.

“Je gjithmonë ti Marseca. Je gjithmonë ti. Edhe në VAR je gjithmonë ti. Bravo Maresca”, dëgjohet t’i thotë Conte arbitrit gjatë ndëshkimit me karton të kuq, ndërsa edhe menaxheri i zikaltërve Oriali pa të njëjtën ngjyrë kartoni për shkak të protestave.

Tani Conte rrezikon të pezullohet nga 1 në 3 ndeshje për shkak të frazave të ashpra ndaj arbitrit, ndërsa moviola “kryqëzoi” Marescën, pasi fali mesfushorin Arslan nga kartoni i dytë i verdhë dhe i dha mundësi trajnerit të Udineses ta zëvendësojë që në pjesën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?