Conte: Tottenhami është sfida më e madhe në karrierën time

Antonio Conte e cilëson aventurën e re te Tottenhami si përvojën e tij më sfiduese në karrierë. Strategu italian nuk e cilësoi si veten si një trajner që shpenzon shumë në merkato edhe pse shpesh herë është akuzuar për diçka të tillë, ndërkohë që shtoi se me kalimin e kohës mund të ndihmojë “Spursat” për të qenë sërish konkurrues.

“Kjo është një sfidë e madhe për mua … më e madhja, sigurisht, po. Po flas për vështirësitë që po kalojmë. E dimë që për momentin niveli i ekipit është mesatar. Ne të gjithë e dimë. Jo vetëm unë, por edhe lojtarët. Por kjo nuk mund të bëhet alibi apo justifikim. Duhet ta përballojmë këtë situatë për ta shtyrë veten të përmirësohemi dhe të shikojmë lart. Situata nuk është e lehtë, sepse ju e dini se ka të paktën katër klube më të forta. Jam mësuar të luftoj për të fituar diçka, për të qenë konkurrues.

Klubi, në vitet e fundit, ka rrëshqitur. Nëse e krahasoj Tottenhamin me kohën kur isha te Chelsea, atëherë ishte shumë, shumë konkurrues. Nuk jam trajner që kur marr detyrën them dua këtë apo atë lojtar. Nuk kam shpenzuar shumë para me blerjet me Interin, Chelsea-n, Juventusin. E di që të përmirësohesh, të jesh konkurrues dhe të luftosh për diçka të rëndësishme, duhet cilësi te lojtarët. Por duhet gjithashtu pak kohë”, deklaroi Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?