Copa del Rey/ Reali dhe Atletico Madrid sigurojnë një vend në 1/8-at

Skuadrat e mëdha spanjolle kanë siguruar kualifikimin në 1/8-at e finales së Kupës së Mbretit, me Real Madridin dhe Atletico Madridin që kaluan turin pas fitoreve të vështira jashtë fushe.

Real Madridi triumfoi 3-2 ndaj Talaveras, skuadër që militon në kategorinë e tretë spanjolle. “Los Blancos” ndërtuan avantazhin në pjesën e parë falë golit të Kylian Mbappé dhe autogolit të Farrando-s. Në pjesën e dytë, Arroyo ngushtoi shifrat në minutën e 35-të, por Mbappé realizoi sërish në minutën e 43-të, duke i dhënë siguri rezultatit. Në minutat shtesë, Di Renzo shënoi për Talaveran, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 3-2.

Me të njëjtin rezultat u kualifikua edhe Atletico Madrid, që fitoi 3-2 në transfertë ndaj Baleares. Griezmann dhe Raspadori realizuan brenda 20 minutave të para, ndërsa vendasit reaguan me golin e Bonet në minutën e 28-të. Në pjesën e dytë, Griezmann kompletoi dopietën, përpara se Keita të shënonte me penallti në kohën shtesë, duke mbyllur sfidën 3-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, surprizat nuk munguan. Sevilla u eliminua në fazën e 1/16-ave, pasi u mposht 1-0 në fushën e Alaves. Jashtë garës mbeti edhe Villarreal, i cili u mund 2-1 nga Racing Santander, duke i dhënë fund herët aventurës së tij në Kupën e Mbretit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?