Coronavirusi pengon rikthimin e sulmuesit të njohur në Premier League

Marko Arnautovic ka qenë shumë pranë një kalimi nga Shanghai SIPG te West Ham United në periudhën aktuale të transferimeve. Klubi ku ai ka qenë nga viti 2017-19 shfaqi interes të madh për të rikthyer sërish në skuadër.

Gazeta “The Mirror” ndërkohë raporton se marrëveshje është prishur për shkak të coronavirusit, teksa të gjitha fluturimet nga Kina në Angli u anuluan. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi të enjten urgjencën ndërkombëtare shëndetësore.

Sulmuesi i njohur prej kohësh nuk ka shkuar në shtëpinë e tij në Shanghai pas përhapjes së virusit, teksa dëshira ishte e madhe për një rikthim në Angli. West Ham gjendet në vendin e 17-të në kampionat dhe po kërkon një sulmues për Haller. Arnautovic ka shënuar 22 gola në 60 ndeshje ku ka luajtur me “Hammers”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP