Costacurta: Ronaldo Fenomeni një qelbësirë, zbavitej duke na ulur në tokë

“Sot shpejtësia është e jashtëzakonshme në krahasim me të kaluarën. Mendoj se i vetmi që mund të luante sot nga koha ime është Ronaldo Fenomeni. Asnjë tjetër, shumë të ngadaltë në krahasim me ata që janë sot” ka deklaruar kohët e fundit Marco Materazzi e tashmë edhe një tjetër mbrojtës i madh italian, Alessandro Costacurta, duket se është dakord me të.

“Ishte i fortë, por të bënte të bëje figurë të keqe: ishte një qelbësirë, zbavitej të na ulte në tokë në mbrojtësve. Të gjithë mbrojtësit e kohës sime si Maldini, Nesta, Cannavaro e Ferrara do të thoshin se lojtari më i vështirë për tu markuar ishte Ronaldo braziliani.

Para ndeshjeve flija i qetë, përveç se kur duhej të përballesha me të. Ai zbavitej, bënte lëvizje që asnjë tjetër nuk i bënte, edhe unë përfundova me bythë përtokë shumë herë …”, deklaroi ish-mbrojtësi i Milanit për Sky Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama

costacurta hashtag on Twitter

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?