Courtois: Barcelona nuk meriton ta marrë titullin në tavolinë

Hipoteza e dhënies së titullit kampion Barcelonës, në rast se La Liga do të ndalet përfundimisht, nuk i ka pëlqyer aspak portierit të Realit, Thibaut Courtois. Portieri belg në një intervistë për mediat e vendit të tij ka dhënë opinionin e tij: “Nuk do të jetë e drejtë që Barcelona ta marrë kampionatin në këtë mënyrë. Kemi gabuar në një ndeshje, ndaj tyre arritëm të fitonim tjetrën. Kemi qenë superior.

Jemi dy pikë pas në një renditje të gënjeshtërt. Do të ishte ndryshe nëse do të ishim në kampionatin anglez, ku diferenca e Liverpoolit me vendin e dytë është shumë e madhe. Do të më pëlqente që ta mbyllnim kampionatin. Mungojnë 11 ndeshje dhe më duket shumë shpejt për të vendosur për ekipin kampion”, deklaroi Courtois.

Përgjigja ka ardhur menjëherë nga gazeta katalanase “Sport” që e ka vendosur portierin në faqen e parë me mbishkrimin: “Courtois, përse nuk hesht?”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP