Courtois dëmtohet dhe mungon në sfidat e radhës së Belgjikës
Thibaut Courtois nuk do të luajë më këtë sezon. Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, portieri i Belgjikës nuk do të luajë në ndeshjet e qershorit që kombëtarja e tij do të zhvillojë në Nation League.
Courtois ka zhvilluar një sezon fantastik me Realin e Madridit, me të cilin fitoi kampionatin spanjoll dhe Champions League, madje në finalen e Parisit u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
Mbrojtësi ekstrem ishte grumbulluar me kombëtaren belge, por pas vizitave mjekësore u evidentua një dëmtim dhe stafi mjekësor ka vendosur që lojtari të mungojë në ndeshjet e radhës.
KOHA JONË SONDAZH

