Coutinho drejt rikthimit në Premier League, derbi mes ekipeve në Londër
Philippe Coutinhos mund të rikthehet nga janari sërish në Premier League. Braziliani nuk ka mundur asnjëherë që të përshtatet me lojën e skuadrës katalanase në “Camp Nou”.
Sipas Daily Mail, përfaqësuesit e Coutinhos po udhëtojnë për në Londër për të zhvilluar bisedime me Topçinjtë dhe dëshira e Barcelonës për të lëvizur lojtarin është e njohur.
Skuadra e Mikel Artetës do të duhet të luftojë me rivalët e Londrës veriore, Tottenham Hotspur për transferimin e Coutinhos. Barcelona kërkon ta largojë përfundimisht brazilianin, po askush nuk është gati që të paguajë shumën e kërkuar prej tyre.
KOHA JONË SONDAZH

