Coutinho i telefon Klopp-it, kërkon rikthimin te Liverpooli

Philippe Coutinho pritet të largohet nga Bayern Muncheni dhe nga Barcelona, pasi asnjëra prej dy ekipeve të mëdha nuk e ka në planet e tyre për sezonin e ardhshëm.

Braziliani ka një kontratë deri në vitin 2023 me Barcelona, por dëshiron të kthehet në Premier League. Newcastle po mendon që të rikthejë në Premier League sulmuesin, por Coutinho ka ide tjetër.

Sipas mediave angleze 27-vjeçari ka telefonuar direkt trajnerin Jurgen Klopp. Madje ai është shprehur i gatshëm që të ulë edhe rrogën për t’u rikthyer te Liverpooli.

 

 

SHKARKO APP