Covid-19 ndal sërish Premier League, shtyhen dy ndeshje të javës së 19-të

Covid-19 vijon të jetë një shqetësim i madh për Premier League. Dy takimet e javës së 19-të të elitës së futbollit anglez, Liverpool-Leeds dhe Wolves-Watford nuk do të luhen në datën 26 dhjetor, siç ishte parashikuar fillimisht.

“The Reds” ka njoftuar përmes një njoftimi zyrtar se Premier League mori këtë vendim për shkak se në skuadrën e Leedsit numri i të prekurve është tepër i lartë dhe nuk janë kushtet që kjo përballje të luhet.

Mbetet për t’u parë nëse në orët e ardhshme do të ketë të tjera sfida që do të shtyhen, apo do të merret një vendim i dytë për fatin e javës së 19-të të Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?