Covid-19 pushton edhe Xhiron e Italisë, deri tani 9 pozitivë. Dy skuada tërhiqen nga gara
“Flluska” mbrojtëse e Xhiros së Italisë rrezikon të shpërthejë. Pas Tour De Francë, turneu i dytë më i rëndësishëm i çiklizmit botëror nisi dhe po vijonte sipas një protokolli, që dukej se po funksiononte. Por planet e organizatorëve janë prishur, pasi numri i çiklistëve të infektuar me Covid-19 ka shkuar në tre, ndërsa bashkë me pjestarët e stafeve teknike janë gjithsej nëntë pozitivë.

I pari që u konfirmua i prekur nga virusi ishte Simon Yates, ndërsa pas xhiros së radhës së testeve me tamponë, pozitivë kanë dalë çiklistët Steven Kruijsëijk dhe Michael Mattheës. Impakti negativ ka qenë I menjëhershëm, pasi skuadra Mitchelton-Scott ka njoftuar tërheqjen nga gara. Kjo pasi katër nga pjestarët e stafit teknik janë infektuar me Coronavirus. Të njëjtën gjë ka bërë edhe ekipi i Jumbo-Visma. Organizatorët e Xhiros së Italisë bëjnë të ditur se sipas protokollit sanitar dhe mjekësor do të zhvillohen të tjera teste me tamponë, por për momentin gara nuk është në rrezik.
KOHA JONË SONDAZH

