Cristiano feston 19-vjetorin, ka shënuar gjithmonë që nga viti 2002

Cristiano është një “19-vjeçar” gjithmonë i njëjtë. Mund të ketë ndryshuar pamje, por nuk i ka ndryshuar zakonet. Luan në fushat e Seria A me të njëjtën buzëqeshje dhe dëshirën e madhe për të bërë mirë. Ronaldo e nisi vitin 2020 si gjithmonë duke shënuar, këtë herë 3 gola, që në shanset e para që ju krijua. Në këtë mënyrë ai vijon një rrugëtim që nis nga shumë gjatë. Nga viti 2020, nuk ka asnjë vit kalendarik në të cilën Cristiano nuk ka shënuar. Nga atëherë dhe deri më tani ai ka gjetur rrugën e rrjetës.

Të hënën festoi vitin e 19-të, Messi është dy vite më i ri në moshë ka arritur shifrën e 15 viteve. Duke nisur nga viti 2005, ai ka shënuar çdo vit (përveç 2020 ku ende nuk ka shënuar). Sulmuesi portugez është kthyer në një legjendë të vërtet edhe në Torino, duke arritur që të përshtatet brenda një periudhe të shkurtër me futbollin italian.

Viti më i mirë për të në karrierë k qenë 2013-ta, kur shënonte 59 gola mes kampionatit dhe kombëtares. Duhet durim për të arritur shifrat e De Pieros, i cili luajti nga 1993-2012, duke shënuar mbi 200 gola, ndërkohë që CR7 për ta arritur këtë shifër duhet të vijojë që të jetë në fushë edhe për shumë kohë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP