Cristiano merr për herë të 4 “Këpucën e Artë”

 

Cristiano Ronaldo u shpërblye këtë të martë me trofeun e Këpucës së Artë, çmim që i jepet golashënuesit më të mirë në Europë. Sulmuesi portugez ka realizuar 48 gola me Realin në Primera Division sezonin e kaluar, duke lënë pas Lionel Messin, i cili shënoi 5 më pak. Kjo është hera e katërt që 30 vjeçari e merr këtë cmim individual, por ai këmbëngul se nuk do të jetë e fundit. “Dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë shoqëruar në këtë ceremoni, amabasorin e Portugalisë, trajnerin tim, presidentin Perez klubin e Realit të Madridit dhe të gjithë fansat e mi. Ky është një cast i lumtur në jetën time sportive. Ky trofe është shume i rëndësishëm për mua dhe dua të felnderoj të gjithë shokët e skuadrës që më kanë ndihmuar për ta fituar. Unë nuk kënaqem me kaq, dua të arrij shumë më tepër. Dëshiroj ta fitoj për herë të pestë apo të gjashtë. E di që do të jetë e vështirë. Do të kërkojmë të fitojnë La Ligan, Championsin dhe nëse do tëjetë e mundur edhe Kupën.” Ronaldo u përgëzua për këtë arritje personale edhe nga presidenti Florentino Perez, i cili nuk i kurseu fjalët vlerësuese për futbollistin më të rëndësishëm të Realit të Madridit.
“Ronaldo tashmë është shndërruar golashënuesi më i mirë i historisë së Realit me 324 gola. Është një legjendë e padiskutueshme e futbollit botëror. Dimensioni i këtij lojtari është i pamatë. Ka fituar gjithcka, por ai kërkon shumë më tepër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?