Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë … perfekt!

Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane, ylli portugez nuk ka humbur as etjen për rekorde dhe as aftësinë për të mahnitur tifozët anembanë globit. Me fanellën e Al-Nassr dhe me kombëtaren portugeze, të cilën e ka udhëhequr sërish drejt Kupës së Botës, CR7 vazhdon të jetë protagonist me gola dhe aksione që mbajnë firmën e një fenomeni.

Sigurisht, shpërthimi dhe ritmi i dikurshëm i viteve te Manchester United dhe Real Madrid nuk janë më të njëjtët, por fiziku i Cristiano Ronaldos mbetet jashtë çdo diskutimi. Këtë e dëshmojnë edhe imazhet e fundit të publikuara në rrjetet sociale, ku sulmuesi portugez ka zgjedhur t’u tregojë ndjekësve trupin e tij të ndërtuar me disiplinë, sakrificë dhe punë të palodhur, vetëm pak javë para se të festojë 41-vjetorin, më 5 shkurt.

Një trup që ngjan më shumë me atë të një bodybuilder-i sesa të një futbollisti tradicional, rezultat i një përkushtimi ekstrem ndaj përgatitjes fizike. Ronaldo është shndërruar ndër vite në një “makineri” golash, e ndërtuar mbi mentalitet fitues, stërvitje të personalizuar dhe një regjim rigoroz rikuperimi, mes krioterapisë, palestrës dhe ushtrimeve për parandalimin e dëmtimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia, e publikuar në kanalet e tij zyrtare të premten në mëngjes, më 19 dhjetor, e tregon CR7 ende të tonifikuar, me muskuj të theksuar dhe një shikim të fiksuar drejt sfidës së radhës. Imazhi është bërë menjëherë viral, duke grumbulluar mbi një milion pëlqime në Instagram brenda më pak se gjysmë ore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cristiano Ronaldo has showed off his incredible physique aged 40 - after a sauna session!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?