Cristiano Ronaldo i përlotur pas tragjedisë së Diogo Jotës: Nuk ka kuptim … do na mungoni!

Pas lajmit tragjik për vdekjen e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva në një aksident rrugor në Spanjë, nuk mungoi reagimi i kapitenit dhe simbolit të kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo.

Jota, sulmuesi i Liverpool-it, sapo kishte fituar UEFA Nations League me Portugalinë, duke qenë krah Ronaldos në kombëtare.

I tronditur nga lajmi, Ronaldo ka shprehur dhimbjen e tij në një mesazh prekës: “Nuk ka kuptim. Ishim bashkë në kombëtare, sapo ishe martuar. Familjes tënde, bashkëshortes dhe fëmijëve, u dërgoj gjithë dashurinë time dhe u uroj forcë të pafund. E di që do të jesh gjithmonë pranë tyre. Pusho në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungoni shumë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?