Cristiano Ronaldo i vendos dy kushte United, do të largohet nëse …

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United. Në rast se Djajtë e Kuq nuk do të arrijnë që të sigurojnë një vend në Champions League, atëherë  portugezi me siguri që do të bëjë gati valixhet.

CR7 ndërkohë ka vendosur edhe një kusht tjetër, teksa do të largohet edhe në rast se Manchester United do të vendos që të mbajë trajnerin Ragnick edhe në sezonin e ardhshëm.

Futbollistët e United së bashku me CR7 nuk pëlqejnë aspak metodat e strategut gjerman, ndaj dhe dëshirojnë një trajner tjetër. Pochettino, Ten Hag dhe Brendan Rodgers janë tri emrat më të preferuar nga drejtuesit e skuadrës angleze. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?