Cristiano Ronaldo injoron Beogradin
Portugalia fitoi 1-0 me Danimarkën deh siguroi kualifikimin direkt në finalet e Europianit, Francë 2016. Portugezët kanë edhe një ndeshje në Beograd, këtë të djelë, për të mbyllur fushatën kualifikuese. por kjo do të jetë më tepër për statistikë, sepse edhe Serbia ka dalë jashtë objektivit, ndonëse fitoi ndeshjen e fundit ndaj Shqipërisë, 2-0.
Për këtë arsye, Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtoj në Beograd për të luajtur ndaj Serbisë.
Fernando Santos, trajneri i Portugalisë, ka vendosur ta lërë pushim Cristiano Ronaldon nga ndeshja kundër Serbisë, e cila luhet të dielën. Kurse, serbët nuk e kanë pritur mirë këtë, pasi nuk do ta shohin një prej futbollistëve më të mirë në botë.
“Tashmë një kohë jam duke menduar për këtë, nëse fitojmë kundër Danimarkës, të bëj disa ndryshime për ndeshjen e ardhshme. Dua të shoh disa futbollistë që kishin më pak shanse. Nuk do të udhëtojnë në Beograd futbollistët si Cristiano Ronaldo, Thiago e Riccardo Carvalho”, deklaroi Santos.
Serbia takohet me Portugalinë të dielën në ora 18:00 në stadiumin e Partizanit të Beogradit.
KOHA JONË SONDAZH

