Cristiano Ronaldo ka një mesazh emocionues për ditëlindjen e djalit

Cristiano Jr. është një nga “pikat e dobëta” të Cristiano Ronaldos. Djali i yllit portugez feston sot 10-vjetorin e lindjes.

CR7, përmes rrjeteve sociale, i ka bërë një urim të ngrohtë të birit, me rastin e ditëlindjes. Ai e shkroi këtë mesazh nga Roma, atje ku është grumbulluar për finalen e Kupës së Italisë ndaj Napolit, e cila do të luhet sonte në “Olimpico”.

“Nuk më besohet që djali im është 10 vjeç! Si ka kaluar koha… Gjithmonë ke qenë krenar për babain, që të do aq shumë. Gëzuar ditëlindjen, qenush! Të dua shumë!”

SHKARKO APP