Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madrid, për 300 mln euro

Cristiano Ronaldo do të mund të shitet të paktën për 350 mln euro, nëse Real Madrid vendos një ditë  të lërë të lirë atë, theksoi agjenti i futbollistit të famshëm portugez,Jorge Mendes, i cili shtoi se kapiteni i kombëtares së Portugalisë është sportisti më i mirë i të gjitha kohërave.” – “Ai është lojtari më i mirë në botë, i të gjitha kohërave. Nuk mund të krahasohet me askënd tjetër,” – shtoi Mendes. Ronaldo, 29 vjeç, është votuar lojtari më i mirë për herë të tretë muajin e kaluar, duke fituar betejën me Leo Messin e Manuel Nouer. I pyetur sesa vlen Ronaldo ë këto momente, Mendes thotë: – “Cristiano Ronaldo? Një miliardë. Blerja e tij e ka një klauzolë prej një miliardë. Por është e pamundur të blihet dikush si ai. Por për ndonjë arsye, klubi i tij mund ta shesë edhe për 530 mln euro, nëse ka ndonjë klub që e paguan këtë shifër. “ Mendes ndihmoi Ronaldon të kalonte nga Sporting Lisbon tek Manchester United për 16 mln euro, në vitin 2003. Realit të Madridit, asi portugez, i kushtoi 95 mln euro në vitin 2009. Mendes, një ish-DJ dhe pronar i një klubi nate, thotë se tani ai është figura më e rëndësishme sportive në botë. – “Ai nuk do ta lërë Real Madrid, pavarësisht nostalgjisë që ruan ende për ekipin e Manchester United. Mendes ka prezantuar gjithashtu me sukses edhe figura të tjera sportive si Jose Mourinho, Luiz Felipe Scolari, Radamel Falcao, Angel Di Maria, James Rodriguez, David De Gea, Victor Valdes dhe Diego Costa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?