Cristiano Ronaldo mbush 30 vjeç, “epoka e artë” nuk ka mbarur (Foto)

Nëse një ditë Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, klubet që interesohen për të, prej ditës së sotme do t’i kujtojnë edhe moshën, që do të thotë se asi portugez është tani 30 vjeç.  Ronaldo feston sot 30-vjetorin e lindjes.  Ai e ka festuar me miqtë dhe familjarët në një kompleks luksoz në Madrid, “La Finca”, me rreth 3.000 mijë të ftuar. – “Ronaldo është sportisti më i mirë i të gjithë kohërave,” – theksoi Jorge Mendes, menaxheri i tij, i cili kujtoi ditët e fundit se klubi që dëshiron ta blejë atë duhet të paguajë 1 miliard euro. Ronaldo vazhdon të shkëlqejë dhe të fitojë trofe, edhe tani që është 30, po sikur të ishte 20 vjeç. Kur ngriti trofeun e tretë të Topit të Artë këtë vit, ai i dha një mesazh Leo Messit. – “Jam duke të arritur,” pasi argjentinasi e ka fituar katër herë këtë trofe.  Sfida e këtij viti për Ronaldon është që ai të fitojë sërish trofeun e Champions League. Ai po ngjitet dalëngadalë në krye të listës së golashënuesve më të mirë të këtij kompeticioni, në të gjithë historinë.  – “Cristiano Ronaldo do të luajë nivelet më të larta deri në moshën 40 vjeç,”  – theksoi  Mendes. – “Ai do të mund të shënojë sërish 30 gola në një sezon edhe kur të jetë 39 vjeç. Mënyra si e menaxhoni jetën, si ushqehet dhe si pushon, është një shembull për të gjithë.”  Në fakt është puna e vërtetë e Mendes të thurë lavde ndaj lojtarëve të tij, por edhe pse 30 vjeç, Ronaldo ka disa sezone që nuk ndalet dhe qëndron në nivele të larta. Ai sapo fitoi për herë të tretë trofeun e “Topit të Artë” dhe vazhdon të shënojë vazhdimisht në favor të Real Madrid. Ai e nisi karrierën si lojtar krahu, por më pas u kthye në një sulmues të mirëfilltë, mund të shënojë në çdo moment, është brilant në ajër, spektakolar në goditje nga jashtë zonës, preciz në brendësi, i  përdor të dy këmbët në lojë. E thënë shkurt, Ronaldo, një futbollist, i bekuar nga Perëndia.

 

5 shkurt, festojnë ditëlindjen si Ronaldo edhe:  

Swiss Digital Desktop Reklama

Cesare Maldini – ish-trajner i Italisë, lindur më 1932

Swiss Digital Mobile Reklama

Sven Goran Eriksson – ish-trajner i Anglisë dhe i Manchester City, lindur më 1948

Gheorghe Hagi – ish-lojtar i Rumanisë dhe i Barcelonës, tani i tërhequr, i lindur më 1965

Carlos Tevez – sulmuesi i Juventusit, 1984

Jordan Rhodes – sulmuesi i Blackburn dhe Skocisë 1990

Neymar – sulmuesi i Barcelonësdhe Brazilit, lindur më 1992

Adnan Januzaj – lojtari i Manchester United, 1995 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?