Cristiano Ronaldo me 8 gusht në Shkup të Maqedonisë

Cristiano Ronaldo do të kthehet në stërvitje me Real Madridin më 1 gusht, katër ditë më herët se sa ishte paraparë, vetëm e vetë që të jetë gati për Superkupë e Evropës ndaj Manchester Unitedit

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ende është në pushime dhe skuadrës do t’i bashkohet më 1 gusht, shtatë ditë para Superkupës së Evropës ndaj Manchester Unitedit.

Pavarësisht se koha e përgatitjes është shumë e shkurtër, portugezi dëshiron që të luajë kundër ish skuadrës së tij.

“Ronaldo dëshiron të luajë kundër Unitedit”, shkruhet në ballinën e së përditshmes spanjolle AS.

Ky është një lajm shumë i mirë për tifozët shqiptarë, të cilët do të kenë mundësi ta shohin më 8 gusht në Shkup, ku edhe luhet Superkupa e Evropës.

SHKARKO APP