FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cristiano Ronaldo merr një ftesë të pazakonshme nga një parti turke

Cristiano Ronaldo është i njohur si futbollist që i ka dal në krah gjithmonë çështjes palestineze.

Kjo ka bërë që të inkurajojë një parti politike turke që ta ftojë në një aktivitet që do të mbahet në Yenikapi të Stambollit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, presidenti i partisë turke “Saadet Partisi” e ka ftuar portugezin në protestën e 30 korrikut, ku do të protestohet kundër vendimit të shtetit izraelit për masat e marra me rastin e hyrjes në xhaminë e njohur “Al-Aqsa” dhe terrorit izraelit kundër popullit palestinez.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ronaldooo

“Siç tani e dini, Izraeli në ditët e fundit ka filluar të rris persekutimin e palestinezëve gjatë hyrjes në xhaminë ‘Al-Aqsa’ të Jeruzalemit. Të ballafaquar me këtë situatë kemi vendosur të ftojmë edhe ty Cristiano Ronaldo më 30 korrik, në ora 17:00 në Stamboll, ku do të mbahet një protestë në mbështetje të popullit palestinezë”, shkruan ndër të tjerash në letrën e dërguar në adresë të portugezit, raporton tg.

Mbetet tani të shihet nëse futbollisti 32-vjeçar i Real Madridit do të shkojë në qytetin turk për të marrë pjesë në protestë kundër dhunës izraelite në kurriz të palestinezëve.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?