Cristiano Ronaldo po mendon largimin nga futbolli: Vetëm Zoti e di të ardhmen!

Cristiano Ronaldo duket se ka nisur të mendojë për largimin nga futbolli i luajtur. Ai e ka nisur sezonin e ri furishëm në nivel individual, pas një Europiani zhgnëjyes me Portugalinë.

Disa ditë pasi “shpërtheu” në YouTube, ku hapi kanalin personal, Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë mbi të ardhmen e tij më të afërt, e cila kalon nga Arabia Saudite dhe do të përfundojë aty: “Nuk e di nëse do të dal në ‘pension’ së shpejti. Besoj do të tërhiqem për dy ose tri vite… Ndoshta do të tërhiqem këtu tek Al-Nassr”.

Portugezi nuk do të shihet në stol, pasi “t’i varë këpucët në gozhdë”: “Në mendjen time për momentin nuk kalon mundësia e bërjes së trajnerit të asnjë skuadre. Nuk e kam menduar kurrë këtë, e shoh veten duke bërë gjëra të tjera jashtë futbollit, por vetëm Zoti e di të ardhmen.

Kur të largohem nga kombëtarja, nuk do të njoftoj askënd paraprakisht. Do të jetë një vendim shumë spontan nga ana ime, por edhe shumë i menduar. Për momentin, ajo që dua është të jem në gjendje ta ndihmoj kombëtaren në angazhimet e saj të ardhshme. Ne kemi Ligën e Kombeve përpara, do të doja shumë të luaja”.

SHKARKO APP