Cristiano Ronaldo shpërthen në lot gjatë këndimit të himnit portugez

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot në momentet e ekzekutimit të himnit të Portugalisë, në duelin ndaj Ganës. Sulmuesi i njohur po kalon momentin më të vështirë të karrierës pas largimit nga Manchester United.

Mes kritikave të shumta për intervistën që dha për gazetarin Piers Morgan, ku akuzoi United, tashmë Ronaldo do të përqendrohet vetëm te Portugalia për të dhënë më të mirën në Kupën e Botës.

Lotët gjatë këndimit të himnit janë një domethënie e madhe për momentin që po kalon. /R.Lika-Koha Jonë/

Image

SHKARKO APP