Cristiano Ronaldo: United zgjedhja më e mirë, ndikoi shumë dhe Ferguson!

Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë pasi ka veshur fanellën e Manchester United. Në një intervistë për kanalin zyrtar të “Djajve të Kuq”, ai zbuloi se ishte vendimi më i mirë që kishte marrë dhe se në të padyshim ka ndikim të madh Sir Alex Ferguson.

“Jam shumë i lutmur që jam rikthyer në shtëpi pas 12 vitesh dhe mezi po pres që të luajë ndeshjen e parë. Është vendimi më i mirë që mund të kisha marrë. Unë vij nga Juventusi në Manchester, është një kapitull i ri në jetën time, për të cilën jam shumë i lumtur. Dua të bëj histori dhe ta ndihmoj ekipin të fitojë më shumë trofe.

Ferguson? Siç e dinë të gjithë, ai ishte thelbësor kur nënshkrova kontratën time të parë me Manchester United. Ai është si një baba për mua, më mësoi kaq shumë gjëra. Ne kemi mbajtur gjithmonë lidhje. Ferguson, gjithashtu ka luajtur një rol thelbësor në kthimin tim këtu.

Tifozët? Ata janë çelësi i futbollit, ata më në fund janë kthyer në stadium dhe gjërat kanë ndryshuar nga një vit më parë. Tifozët e Manchester United janë të veçantë, i mbaj mend mirë… E di që vazhdojnë të këndojnë emri im. Nga pikëpamja personale, dua të jap më të mirën time, të shënoj, të shërbej me asiste dhe të fitoj trofe. Shpresoj t’i shoh përsëri shumë shpejt”, deklaroi Cristiano Ronaldo.

 

 

 

SHKARKO APP