Crouch: Broja i bëri mbrojtësit e City-it të flasin me veten

Peter Crouch ka thënë se Armando Broja ishte vendimtar në barazimin e Southampton që mori në fundjavë kundër Manchester Coty-it. Ish-sulmuesi i njohur ishte veçanërisht i impresionuar nga Broja, i cili udhëhoqi fazën sulmuese së bashku me Che Adams pasi Southampton luajti me dy sulmues kundër kampionëve.

“Southampton luajti vërtet mirë. Ata gjithmonë ishin kërcënues në sulm dhe u siguruan që të luanin sa më lart në fushë. Armando Broja, i huazuar nga Chelsea, është padyshim një pikë e fortë, një sulmues brutal që mund t’i bëjë mbrojtësit që të flasin me veten,” tha Crouch në një koment për Daily Mail.

HampshireLive - Latest news, sport & what's on from Hampshire

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?