“Daily Express”/ Broja beson te Pochettino, kërkon të qëndrojë

Armando Broja nuk ka ndërmend që të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.“Daily Express” shprehet se pavarësisht interesimit të vazhdueshëm që ka shfaqur skuadra e West Ham, sulmuesi shqiptar do të vazhdojë të luajë me Blutë e Londrës.

Sulmuesi 21-vjeçar, që vjen nga dëmtim i gjatë, që e mban jashtë fushave që prej dhjetorit, do të përpiqet të bindë trajnerin Pochettino. Broja nuk ka udhëtuar për në Amerikë me skuadrën dhe disa mesazhe të tij në rrjetet sociale lanë të mendosh se ai mund të luajë diku tjetër.

Edhe pse Chelsea ka sjellë mjaft sulmues të rinj në “Stamford Bridge” si Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson, në klubin londinez mendojnë se shqiptari është një lojtar me potencial masiv.

Broja ka për qëllim të qëndrojë te Chelsea dhe të fitojë vendin e tij në formacionin titullar të Pochettino për sezonin e ardhshëm.

SHKARKO APP