“Daily Mirror”, e sigurtë: Mourinho do të shkarkohet nga United
Në Angli janë të sigurtë: Jose Mourinho do të shkarkohet nga stoli i Manchester United gjatë kësaj fundjave.
Trajneri portugez është në një luftë të hapur me të gjithë. Me futbollistët, sidomos me Pogba, Sanchez etj., por edhe me personelin e ‘Old Trafford’, gjë që ka bërë që drejtuesit e Manchester United me në krye zv.shefin ekzekutiv, Ed Woodward, të humbasin durimin me të.
Një tjetër aspekt që ia bën shumë të vështirë gjërat Mourinhos është ai sportiv, pasi rezultatet e regjistruara deri tani nga Manchester United janë zhgënjyese. Për më tepër, në ndeshjen e Championsit ndaj Valencias, të përfunduar 0-0, tifozët në “Old Trafford” nuk ia kursyen vërshëllimat skuadrës së tyre.
Tashmë te drejtuesit e Manchester United po mendohet për zëvendësuesin e Mourinhos, që do të marrë edhe një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh. Zinedine Zidane është ai që shihet si favoriti për të marrë drejtimin e “djajve të kuq” dhe deri në momentin e zyrtarizimit të francezit, rolin e trajnerit të përkohshëm do ta bëjë Michael Carrick.
KOHA JONË SONDAZH

