Daja: Abazaj bëri atë që duhet të bënte, faji i imi për humbjen!

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja është shprehur i i zhgënjyer pas humbjes ndaj Luftëtarit, por strategu i ekipi korçar ka pranuar se disa nga lojtarët e tij nuk janë në gjendjen e tij optimale.

“Nervozizmi është pjesë e lojës, pavarësisht se kemi lojtarë me eksperiencë që nuk duhet të gabojnë në këto raste. Skuadra është ende në përgatitje. Gjendja nuk është optimale për shkak dhe të ngarkesave. Pësuam gol në kundërsulm, ndaj dhe duhet të ishim më të vëmendshëm në prapavijë.

Abazaj? Më vjen mirë që lojtarët japin maksimumin atje ku janë. Kjo ndodh në të gjithë botën. Besoj që ka bërë atë që duhet të bënte, pavarësisht se na vjen keq që në këtë rast na ndëshkoi ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë e kësaj humbje më takon edhe mua, duke marrë në konsideratë aspektin teknik të takimit”, u shpreh strategu korçar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?