Daja: Derbi ndeshja më speciale, do të luajmë vetëm për fitore!

Në prag të derbit Partizani-Tirana, ka folur dhe trajneri Ilir Daja, i cili preku disa tema në konfernecën për shtyp. Sipas tij renditja nuk do të ketë shumë rëndësi, ndërkohë që lojtarët do e përballojnë më së miri presionin e një ndeshje të tillë kaq speciale.

“Është ndeshja më e veçantë e futbollit shqiptar, mbetet ndeshja më speciale e kampionatit. Do futemi në fushë për të fituar, renditja nuk ndikon, qëllimi ynë kryesor do të jetë fitorja, pasi derbi luhet për t’u fituar. Një derbi ka gjithmonë presion. Ne kemi lojtarë që janë mësuar me presionin, por kemi edhe lojtarë të rinj që ndoshta është hera e dytë që marrin pjesë në derbi. Lojtarët e Partizanit do dinë ta menaxhojnë presionin, në mënyrë që të kemi më pak probleme. Përveç derbit që patëm me Dinamon, që pati spektakël, në derbin me Tiranën mbizotërojnë dyluftimet maksimale. Duhet të jemi pragmatistë, por kemi treguar që nuk kemi qenë pragmatist, pasi kemi dashur të marrim kontrollin e lojës. Këtë do tentojmë edhe ndaj Tiranës.

Kemi bërë një merkato të mirë në verë, por në këtë periudhë kemi pasur shumë dëmtime. Atë kontingjent që e kemi prezantuar në verë, pothuajse nuk e kemi pasur në asnjë moment. Me një freski më të mirë fizike shkohet më lehtë te goli. Më pas është stërvitja individuale, kemi 13 lojtarë që janë nën 21 vjeç dhe stërviten me ekipin e parë. Kur të jemi në kompleksin tonë do të punojmë më shumë në aspektin individual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana ka bërë më mirë se Partizani në drejtim të pikëve. Në derbi ka rëndësi jo motivimi maksimal, por kontrolli emocional. Gabime bëjnë të gjithë, futbolli është sport i gabimeve. Janë bërë të shpeshta gabimet, kjo na ka dhembur shumë. Gabimet lojtarët i kanë në kurriz të tyre, por duhet t’u japim kurajo të vazhdojnë përpara dhe të minimizojmë gabimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një derbi nuk ka shumë raste në portat respektive, asnjë nga skuadrat nuk çekuilibrohet. Duhet të jemi pragmatistë, jo në lojë, por për të shfrytëzuar situatat përpara portës. Unë kam një kontratë me klubin, por nuk më mban kontrata te Partizani. Më mbajnë marrëdhëniet bilaterale me drejtuesit, që janë shumë të mira”, deklaroi Ilir Daja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?