Daja: Kampionati s’duhet të vendoset nga arbitrat, na kanë anuluar disa gola të rregullt

Ilir Daja nuk bën prapakthehu në polemikat për rastin e penalltisë së dyshimtë të dhënë në ndeshjen me Vllazninë. Trajneri i të kuqve e nis konferencën për shtyp në prag të sfidës së fundit ndaj Bylisit pikërisht me akuzat nga gjyqtarëve.

“Ka qenë një javë aq e vështirë …  Jo vetëm në këtë ndeshje, jemi goditur sistematikisht. Kur po vija për në konferencë, më vjen një email dhe pashë vendimet e Disiplinës, si duket kanë menduar t’ia dërgojë njëherë trajnerit, sepse nuk do ta hapë gojën. Është e vështirë, nuk është një rast i izoluar, sepse, të jetë një, është normale, njerëz jemi të gjithë gabojmë. Ishte një goditje në momentin final.

Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë. Unë e kam pësuar dy here kështu në karrierë, duke humbur titullin. Nëse nuk do të ishte Jorgji do të ishte një tjetër. Në katër ndeshjet e fundit, tri herë na ka gjykuar Hamiti. Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do ta kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do të ishte skëterrë për mendimin tim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Polemikat për arbitrat? Nuk kemi probleme me Vllazninë, nuk e dhanë shkodranët penalltinë. E kanë merituar vendin ku janë. Kampionati le të vendoset me meritë, të mos jenë protagonistë arbitrat. Nëse e jepte në sekondë, në rregull, por është e çuditshme që anësori ishte larg Belicës dhe e vendosin ata penalltitë. Kjo është ajo për të cilën po diskutojmë. Nuk është vetëm ky rast. Janë disa gola të anuluar, gola të rregullt. Janë në vazhdimësi në fazën e fundit. Nëse nxjerr një konkluzion, e nxjerr në vazhdimësi. Nëse këto janë në vazhdimësi, janë vendime të vendosura më parë”, deklaroi Daja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?