Daku drejt një hap ti madh në karrierë, gati kalimi te skuadra e njohur

Mirlind Daku është shumë pranë një hapi të madh në karrierën e tij, me transferimin te gjiganti rus Zenit St. Petersburg që pritet të zyrtarizohet së shpejti. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është në prag të ndryshimit të skuadre gjatë merkatos së verës, por do të mbetet në elitën e futbollit rus, ku ka spikatur sezonin e fundit.

Rubin Kazan ka pranuar një ofertë prej 4.5 milionë eurosh nga Zenit, duke hapur rrugën për një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj vere për një lojtar shqiptar. Performanca e Dakut ka qenë mbresëlënëse: 15 gola dhe 8 asistime e renditën atë si golashënuesin e dytë më të mirë të kampionatit, duke e kthyer në një emër të kërkuar në Rusi.

Zenit, nënkampionët aktualë dhe të mbështetur nga sponsori Gazprom, po ngulmojnë për të siguruar shërbimet e sulmuesit 26-vjeçar. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Daku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të dielën për të finalizuar transferimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?