Daku shënon sërish për Rubin-n, por ekipi i tij mposhtet me 5 gola (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, vazhdon formën e tij të shkëlqyer në elitën e futbollit rus. 27-vjeçari realizoi në minutën e 40-të të ndeshjes ndaj CSKA Moskës, megjithëse skuadra e tij, Rubin Kazan, u mposht me shifrat 5-1 në transfertë.

Ky ishte goli i tretë radhazi dhe i katërti në katër javët e para të kampionatit për Dakun, i cili është shndërruar në liderin e padiskutueshëm të sulmit të Rubin Kazanit këtë sezon. Pas katër javësh, skuadra ka grumbulluar 7 pikë, me një bilanc prej 7 golash të shënuar dhe 8 të pësuar.

Interesant është fakti se të gjitha golat e Rubin Kazanit deri më tani mbajnë firmën e futbollistëve shqiptarë: 4 prej tyre nga Daku, 2 nga Hoxha dhe 1 nga Shabanhaxhaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?