Daku shënon super gol në Rusi, lëvizje “alla Messi” (VIDEO)
Mirlind Daku i është rikthyer golit pas dy muajsh mungesë, duke i dhënë Rubin Kazanit një triumf të rëndësishëm 1–0 ndaj Akhmat Grozny në javën e 16-të të Premier Ligës ruse.
Sulmuesi i njohur përfitoi në mënyrë perfekte nga një kundërsulm i shpejtë, duke mposhtur mbrojtjen vendase dhe portierin me një lëvizje vendimtare.
Paraqitja e tij u vlerësua si më e mira e takimit, edhe pse ai la fushën në minutat e fundit për shkak të një dëmtimi dhe u pa më pas me akull në këmbën e majtë në dhomat e zhveshjes.
KOHA JONË SONDAZH

