Dalin biletat për super duelin me Anglinë, çmimet arrijnë deri në 50 mijë lekë të rinj

Dalin biletat për super duelin me Anglinë, çmimet arrijnë deri në 50 mijë lekë të rinj

Federata Shqiptare e Futbollit hapi dje procesin e rezervimit të biletave për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku Shqipëria do të përballet me Anglinë në “Air Albania”. Një duel që mund të vendosë fatin historik të kuqezinjve, kualifikimin e parë në play-off të Kupës së Botës.

Interesi i jashtëzakonshëm për këtë përballje ka bërë që FSHF të përdorë sërish sistemin e rezervimit me short elektronik, për shkak të kërkesës së lartë të tifozëve. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është rritja e ndjeshme e çmimeve të biletave, të cilat këtë herë janë shumë më të kripura krahasuar me ndeshjet e mëparshme të Kombëtares.

Sipas njoftimit zyrtar:

Swiss Digital Desktop Reklama

Tribunat pas portës: 3,500 lekë të reja

Swiss Digital Mobile Reklama

Tribunat ballore: 9,000 deri në 15,000 lekë të reja

Zona VIP dhe sektore të veçantë: deri në 50,000 lekë të reja

Ndërsa shumë tifozë e shohin këtë ndeshje si një moment historik dhe janë gati të paguajnë çdo çmim për të qenë pranë Kombëtares, të tjerë kanë shprehur pakënaqësi për çmimet e larta, që për shumë familje mund të jenë të papërballueshme.

Sfida ndaj Anglisë pritet të jetë një nga më të rëndësishmet në historinë e futbollit shqiptar. Një fitore apo një rezultat pozitiv mund t’i japë Shqipërisë një vend në play-off për herë të parë në Kupën e Botës, duke e kthyer “Air Albanian” në simbolin e një feste të madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?