Dalin pamjet e sherrit të Allegrit me ekipin e Interit (VIDEO)

Massimiliano Allegri u ndëshkua me karton të kuq në derbin ndaj Interit për Kupën e Italisë pas një sherri që pati me drejtuesit e Interit.  Trajneri bardhezi ishte i bindur se kishte marrë një shkelm nga një pjesëtarë i stolit zikaltër. Tani ka dalë një video që sqaron atë që ka ndodhur.

Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, shihet bashkëpunëtori i Inzaghi-t, Mario Cecchi, i cili përplaset pa dashje me trajnerin Allegri duke u kthyer në stol.

Trajneri bardhezi ka menduar se gjesti i pjesëtarit të stafit zikaltër, në dukej i pavullnetshëm, ka qenë e dashje. Teksa Cecchi kthehet mbrapa për të kërkuar falje, Allegri i përgjigjet keq. Në atë pikë, bashkëpunëtori i Inzaghi-t i thotë diçka, duke nisur më pas dhe një konflikt verbal mes tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?