Dalin pamjet, ky është momenti kur tifozët grekë sulmojnë me mjete piroteknike tifozët e Kosovës (VIDEO)

Dueli mes Greqisë dhe Kosovës, i vlefshëm për Ligë ne Kombeve, u ndërpre për afro 8 minuta, në momentin kur vendasit gjetën golin e avantazhit. Bëhet fjalë për minutën e 71-të, teksa tifozët grekë, të ekzaltuar nga goli, sulmuan me flakadanë, tifozët e Kosovës.

Në një video të publikuar nga “Gazeta Olle”, shihet edhe momenti kur grekët gjuajnë me mjete piroteknike në drejtim të tifozëve kosovarë.

Gjyqtari kryesor u detyrua të ndal ndeshjen për disa minuta, por pa ndonjë vendim për ta boshatisur tribunën, teksa në minutën 90+9, Greqia shënoi edhe golin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?