Dalin parashikimet e para për çerekfinalet e Championsit, Interi favorit ndaj Bayernit
Pasi janë mësuar skuadrat çerekfinaliste në Champions League, tashmë është koha për të bërë dhe parashikimet e para. Faqja e specializuar e statistikave “Opta” ka dhënë parashikimet e sajt për këta duele.
Interi është disi më favorit se Bayerni me 57%, duke parë ecurinë e sezoneve të fundit, por verdiktin do e japë fusha. Shumë interesant është fakti se Arsenali shihet më i favorizuar se Reali, 53%, ndërkohë që madrilenët janë 47%.
Nga ana tjetër duket se Barcelona do ta ketë formalitet kualifikimin ndaj Dortmundit, ndërkohë që edhe PSG nuk pritet të ketë probleme ndaj Aston Villa-s. /R.Lika-Koha Jonë/
