Dalin përgjigjet e tamponëve të kryer te Napoli, tek Genoa rikonfirmohen 14 rastet

Skuadra e Napolit ka marrë sot përgjigjet e tamponëve të kryer pas shpërthimit të rasteve pozitive te Genoa. Të gjitha përgjigjet te napolitanët kanë qenë negative, duke çliruar disi skuadrën nga ankthi që po përjetonin para ndeshjes ndaj Juventusit. Të enjten dhe të shtunën do të bëhen tamponë të tjerë për të vërtetuar më saktë testimet.

Ritestimet e kryera te stafit dhe futbollistët e Genoas kanë konfirmuar sërish 14 perona pozitivë ndaj koronavirusit dhe drejtuesit e klubit kuqeblu kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjes me Torinon, e planifikuar për t’u luajtur të shtunën në mbrëmje.

SHKARKO APP