Dalin tri emrat e parë që mund të zënë vendin e Low te Gjermania

Joachim Low ka mbyllur pas 15 vitesh aventurën në krye të Gjermanisë, teksa Europiani i kësaj vere do të jetë i fundit për të. Tashmë ka nisur edhe thashethemet se kush mund të jetë pasuesi i tij.

Sipas Bild, një nga kandidatët është Hansi Flick. Trajneri aktual i Bayern Munich ka qenë për vite me radhë ndihmësi i trajnerit të Gjermanisë, duke fituar Kupën e Botës në 2014-ën.

Kontrata e tij me klubin bavarez skadon në vitin 2023. Emri tjetër është ai i Ralf Rangnick, trajner që ishte shumë afër Milan-it verën e kaluar. Ndërkohë që një opsion mund të jetë edhe Jurgen Klopp, i cili mund të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni për shkak të rezultateve aspak të mira në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?