Dalot: Me Ibrahimovic ëndërrojmë, Ronaldon e kam idhull!

“Nuk mund të krahasohemi me Milanin e kohëve të vjetra pasi nuk kemi fituar tituj apo Championsin. Vetëm kështu mund të vijojmë që të mendojmë dhe të luftojmë. Dimë vetëm që jemi në rrugën e duhur”. Kështu është shprehur  mbrojtësi i Milanit, Diego Dalot, i cili bërë një ndeshje shumë pozitive ndaj Beneventos.

Ish-futbollisti i United është shfaqur i lumtur për zgjedhjen e Milanit, ndërkohë që Paolo Maldinin e ka cilësuar si njeri fantastik. Në veçanti ai ka folur për Ibrahimovic.

“Ai është mësuar më shumë se të tjerët duke fituar. Në dhomat e zhveshjes, është një pikë referimi, ndihmon për të kaluar këto momente. Me eksperiencën e tij transmeton ekselencë. Ëndrra e të gjithëve është që të fitojmë, por do të jetë pak e vështitë.

Milan-Juventus dhe sfida me Ronaldon? Shpresoj që të luaj. E kam takuar gjatë verës për herë të parë, ai është një pikë referimi. Gjithmonë ka qenë idhulli im. Ka ndarë fushën me më të mirë dhe është një ëndërr për çdo futbollit”, deklaroi Dalot. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP