Danezët u luten armenëve: Na ndihmoni, ndaleni Shqipërinë!
Për Danimarkën, çështja e kualifikimit direkt për në Europian ende nuk është mbyllur, edhe pse sfida e fundit me Francën do të ketë vetëm vlerën e një miqësoreje. Danezët shohin një rreze drite për kualifikimin, edhe pse asgjë nuk varet në doren e tyre, pasi një fitore e mundshme e Shqipërisë në Jerevan i çon ata në Play0ff.
Kështu, trajneri i Danimarkës, Morten Olsen dhe mbrojtësi Daniel Agger, i luten Armenisë që të ndalë Shqipërinë në sfidën e së dielës:
“Duhet të presim se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e fundit dhe të shohim nëse armenët do të na ndihmojnë. Përballja jonë me Francën nuk asnjë rëndësi. Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen me Portugalinë, sidomos tani që kemi mësuar se Serbia ka fituar në Shqipëri”, tha Olsen.
Ai shtoi gjithashtu se të gjithë danezët të dielën do të kryqëzojnë gishtat për një rezultat pozitiv të Armenisë. Por edhe se beson që armenët do t’i bëjnë një dhuratë të çmuar përfaqësueses nordike edhe Daniel Agger, i cili priste një tjetër rezultat të kombëtares së tij në Portugali.
“Kemi ende shanse për t’u kualifikuar direkt në Europian, edhe pse varemi nga të tjerët. Shpresojmë të dalim me kokën lart nga këto eliminatore. Por edhe nëse do të kualifikohemi direkt kemi edhe një mundësi tjetër në PlayOff”, përfundon Olsen.
KOHA JONË SONDAZH

