Dani Alves nuk “zë mend”, pas daljes nga burgu festë deri në 5 të mëngjesit

Dani Alves është liruar nga burgu në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion eurosh. Kjo garanci pasurore, si dhe sekuestrimi i dy pasaportave për të mos u arratisur, i lejuan atij të përfitonte lirinë e përkohshme.

Ish-futbollisti i Barcelonës kaloi 14 muaj e pesë ditë në burg me akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze të re. Sapo ka dalë nga burgu, braziliani ka nisur menjëherë festën.

Siç raportohet nga “This is life”, Dani Alves ka organizuar një festë të martën në mbrëmje për të festuar ditëlindjen e babait të tij. Festa do të zgjaste deri në pesë të mëngjesit, në prani të familjarëve dhe miqve. Pas dhënies së lirisë së përkohshme, Dani Alves nuk do të mund të largohet nga Spanja. Sistemi spanjoll i drejtësisë sekuestroi pasaportat e tij kur u lirua me kusht.

SHKARKO APP