Dani Alves prezantohet si në vitin 2008 … me shapka!
Dani Alves është prezantuar si futbollisti më i ri i Barcelonës. Mbrojtësi firmosi deri në fund të sezonit, por pjesëmarrja e tij me ekipin katalanas nuk do të jetë e mundur deri në janar, kur të hapet merkatoja dhe regjistrimi i futbollistëve të rinj.
Pas nënshkrimit të kontratës dhe përshëndetjes me tifozët, do të vijohet me konferencën për shtyp nga ora 15:00. Braziliani 38-vjeçar ka bërë një rrëfim për kanalet zyrtare të klubit, ku është paraqitur me shapka.
“Po paraqitem para jush me shapka si në vitin 2008, gjatë prezantimit të herës së parë te Barcelona. E bëj këtë për të thënë se disa gjëra ndryshojnë, por shumë të tjera jo … Dashuria ime për Barçën mbetet e njëjtë”.
KOHA JONË SONDAZH

