Dani Alves sulmon ashpër Barcelonën: Nuk kishin b*** të pranonin se gabuan me mua!
Dani Alves, pavarësisht se është larguar nga Barcelona prej disa vitesh, nuk e ka harruar periudhën pozitive që ka kaluar në “Camp Nou”. Fusha dhe trofetë e fituar flasin në favor të tij, 43 trofe mes klubeve dhe kombëtares. Mbrojtësi brazilian duke folur për RAC1 nuk i kurseu thumbimet ndaj katalanasve, të cilt nuk u interesuan për të pas largimit të tij nga Juventusit. Dani Alves ishte protagonist te skuadra që drejtohej nga Allegri duke i dërguar deri në finalen e Cardiff-it, ku u mundën nga Real Madrid.
“Iu ofrova Barcelonës që të kthehesha. Unë shkova te Juve për të provuar se isha akoma në një nivel të mirë. Doja të kthehesha te Barcelona. Ata ma kishin nevojën, por nuk kishin tope për të pranuar se kishin gabuar me mua. Nëse do të më kishin trajtuar ashtu siç mendoja se e meritoja, sot do të vazhdoja të luaja për Barcelonën. Unë e dua këtë klub.
Stili i blaugranëve po ndryshon. Klubi e ka humbur pak identitetin e tij dhe tani duhet të kalojë një proces të vështirë për ta rimarrë atë. Unë mendoj se Barcelona dëshiron të jetë vetëm një klub komercial dhe biznesi…, të blejë dhe të shesë lojtarë. Kur e bëni këtë, humbni identitetin tuaj. Mendoj se ky është problemi për Barcelonën”, deklaroi mbrojtësi brazilian.