Danillo i përket Realit në verë, që tani derdhen 20 mln euro në arkën e Portos
Mbrojtësi brazilian i Portos, Danillo, 25 vjeç, do të jetë blerja e Realit të Madridit pas këtij sezoni. Mediat spanjolle konfirmojnë lajmin se drejtuesit e të dy klubeve kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll. Sipas, “Marca” bëhet fjalë për një çmim 20 milionë euro, sa gjysmë e kërkesës fillestare të klubit portugez. Porto nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pranonte ofertën e Realit, pasi kontrata e Danillos përfundon në vitin 2016 dhe mund të largohej me parametër zero, pasi refuzoi zgjatjen e marrëveshjes. Një tjetër arsye që Reali arriti marrëveshjen që tani, lidhet me faktin e në verë nuk ka pasur dëshirë që të futet në konkurrencë me klube të tjera të interesuara për shërbimet e tij. Nisur nga fakti se Portos i duhej të bënte likuiditete financiare, pranoi që tani marrëveshjen. Më kryesore ishte dëshira e vetë lojtarët për t’iu bashkuar Los Blancos në Primera Division.
KOHA JONË SONDAZH

