Danilo Alves i jep fund aventurës me Flamurtarin (VIDEO)

Danilo Alves i jep fund aventurës prej dy sezone e gjysmë me skuadrën e Flamurtarit. Sulmuesi brazilian është larguar disa herë duke u rikthyer sërish te vlonjatet, por këtë herë duket se e ka seriozisht. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, sulmuesi brazilian i falënderon të gjithë, duke nisur nga ekipi, presidenti Idrizi dhe tifozët.

“Shumë falënderime për Flamurtarn në këto dy vite e gjysmë. Faënderoj tifozët, gjithashtu edhe qytetin e mrekullueshëm të Tiranës. I falënderoj të gjithë ata që më përkrahën gjatë kësaj kohe. Faleminderit presidentit Idrizi. I uroj shumë fat Flamurtarit”, shkruan Alvesh.

27-vjeçari në skuadrën vlonjate ishte një lojtar shumë i rëndësishëm në fushën e lojës, pasi përveç golave që realizonte, e mbante ekipin të tërhequr përpara, sepse ishte një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?