Danilo Alves i nxjerr “namin e keq” Flamurtarit në Brazil: Ja si paguhen futbollistët në Shqipëri  

Shqipëria është vend pak i njohur në arenën ndërkombëtare sa i përket botës së futbollit. Megjithatë, shpesh tërheq shumë brazilianë, që e shohin si një portë për një karrierë të suksesshme në Evropë. Megjithatë, vështirësitë mund të jenë mjaft të mëdha, duke përfshirë edhe ato financiare, të cilat mund ta kthejnë ëndrrën në një makth. Ose të paktën të shkaktojnë shumë dhimbje koke dhe ta kthejnë në një histori të pabesueshme.

Ky është rasti i sulmuesit të Flamurtarit Danilo Alves, 27 vjeç, i cili në Brazil ka luajtur për klube si Avaí, Criciúma, Portuguesa dhe Audax. Ai zbulon se është e zakonshme që klubet shqiptare të mos të arrijnë të të paguajnë për dy muaj. Çdo gjë do të varet nga performanca e ekipit: nëse skuadra fiton, paga kalon, nëse shkon është në fazë të keq, gjërat fillojnë të bëhen më të vështira. Në intervistën e dhënë për “Yahoo Sport” në versionin brazilian, ai ka shpjeguar edhe vështirësitë që has te klubi vlonjate.

“Kur nisën probleme financiare sezonin e parë dhe u bënë disa muaj pa paguar, vendosa të largohem. Gjatë kësaj periudhe, Skënderbeu donte të më afronte, por ata u dënuan nga UEFA (për shkak të akuzave për trukim ndeshjesh). Duke qenë se nuk paguhesha, u shtira sikur udhëtova për në Brazil, për t’u fshehur në hotelin e skuadrës time të re (Tropical Resort, Durrës), deri në momentin kur kjo çështje të zgjidhej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for danilo alves

Swiss Digital Mobile Reklama

Më zbuluan, një fotograf më fotografoi në Durrës dhe kjo më krijoi shumë probleme. Në fund, Flamurtari i shleu detyrimet dhe u ktheva. Edhe vitin pasardhës, qëndrova katër muaj pa u paguar. Bleva një biletë dhe u ktheva në Brazil. Kur drejtuesit më telefonuan, u thashë se arsyeja e largimit lidhej me mungesën e pagave.

Ata më thanë: ‘A je çmendur, ktheu menjëherë’, ndërsa përgjigjja ime ishte ‘Është e thjeshtë, më paguani detyrimet edhe do të vij’. Më paguanin dhe unë kthehesha. Duke qenë se kur unë luaja, ekipi fitonte dhe kur nuk isha në fushë, pësonim humbje, klubi u tregua gjithnjë më i duruar me mua dhe nuk më përzinte.

Kam debatuar shpesh me presidentin Idrizi, edhe nëpërmjet gazetave. Pavarësisht kësaj, kemi shumë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë. Ndoshta sepse në Shqipëri është e rrallë që një lojtar të dalë kundër presidentit. Aq e pazakontë, sa kur i thashë presidentit që doja të largohesha nga klubi, më organizoi një festë surprizë, me tortë dhe gjithçka tjetër. Lojtarët e tjerë u çuditën dhe më pyesnin: ‘Si ka mundësi, ti u largove, debatove dhe ai sërish bën këto gjëra për ty?’. Çështja është që pavarësisht debateve me presidentin, ne kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi sulmuesi brazilian.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?