Danimarka siguron biletën për Kupën e Botës 2022, ecuri perfekte me asnjë gol të pësuar
Pas Gjermanisë, Danimarka u bë kombëtarja e dytë evropiane që siguroi një biletë për në Kupën e Botës në vitin 2022, që do të zhvillohet në Katar. Danezët triumfuan 1-0 në shtëpi ndaj Austrisë, ndërkohë që mbajnë kreun e Grupit F me 7 pikë më shumë se Skocia.
Goli i Joakim Maehle në minutën e 53-të i dha 3 pikët skuadrës nordike që ka zhvilluar një fushatë eliminatore perfekte deri më tani. Danimarka ka shënuar 27 gola dhe nuk ka pësuar asnjë deri më tani në këto kualifikuese, me një futboll mbresëlënës.
Një ecuri i jashtëzakonshme me 24 pikë pas 8 ndeshjeve të para, duke vijuar formën mjaft të mirë që shfaqën edhe gjatë Evropianit.
KOHA JONË SONDAZH

