David Beckham “peshkon” te PSG-ja, do te ekipi i tij yllin e francezëve
Presidenti i Miami Inter, David Beckham, nuk heq dorë nga ideja për të transferuar te ekipi i tij, sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani.
Sipas “Goal”, ish-ylli i Anglisë, po punon që të nënshkruajë me uruguaianin deri në përfundim të merkatos së MLS.
Cavani është vendosur në shitje nga kampionët në fuqi të Francës dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit nga Europa.
Me ardhjen e Mauro Icardit, hapësirat për lojtarin janë zvogëluar ndjeshëm, duke u parë vetëm si zgjedhje e dytë e sulmit nga Thomas Tuchel.
Në 10 paraqitje me kampionët e Francës, Cavani ka shënuar vetëm 2 gola, çka tregon se edhe forma e tij ka rënë dukshëm nga sezonet e kaluara.